Getoar Selimi feston ditëlindjen, Marina Vjollca e uron me fjalët më të ndjera

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë një ndër çiftet më të dashur të showbizzit, të cilët vihen shpesh në qendër të vëmendjes. Ditën e sotme, reperi feston ditëlindjen dhe partnerja e tij i ka dedikuar disa fjalë të ndjera.

‘Jam shumë e lumtur që kam një bashkëshort si ti. Çdo ditë është një dhuratë dhe më pëlqen që i ndajmë së bashku. Gëzuar ditëlindjen dhe dije se të dua më shumë se kurrë’,- ka shkruar Marina krahas fotos së Getoarit.

Kujtojmë që pak javë më parë, kur Marina festoi përvjetorin e lindjes u surprizua në mënyrën më të bukur nga reperi. Geti i dhuroi një skulpturë me bustin e saj.

 

‘Më ke bërë të përjetoj një nga ndjesitë më të bukura në jetë. Të dua pafund jeta ime. Veç lumturi më fal’, -shkroi Marina krahas imazheve.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *