Ish-zv/ drejtori i policisë së Tiranës, Erzen Breçani me masën “arrest shtëpie” është paraqitur në SPAK ku do i komunikohet akuza. Ai u arrestua bashkë me ish-shefin e komisariatit numër 6 në Tiranë Dedan Gjoni, etj.
Katër të arrestuarit dhe një numër personash të shpallur në kërkim, përfshi djalin e Breçanit, Eralbi Breçani dhe biznesmenin Ervin Mata, akuzohen nga SPAK për trafik narkotikësh, grup kriminal dhe pastrim parash.
Grupi dyshohet se është përfshirë në trafik kokaine nga Amerika Latine në Europë.