NYP: Pse Obama nuk e ka mbështetur kandidaturën e Harris për president të SHBA-ve

Ish-presidenti Barack Obama nuk e ka mbështetur ofertën presidenciale të Kamala Harris sepse ai nuk mendon se ajo mund ta mposht Donald Trump. Arsyeja u bë publike nga media amerikane New York Post e cila i referohet një burimi të afërt me familjen Biden.

Pas tërheqjes së Joe Biden nga gara të dielën dhe kandidimit të menjëhershëm të zëvendëspresidentes, shumica e elitës demokrate në SHBA u renditën pa humbur kohë në krah të harris.

Por Obama bëri një pozicionim të dukshëm, dukedhënë mbështetjen për kandidaturën e zëvendëspresidentes.

“Obama është shumë i mërzitur sepse e di që ajo nuk mund të fitojë”, tha burimi i familjes Biden për The Post.

“Obama e di se ajo është thjesht e paaftë – “cari” i kufirit që nuk e vizitoi kurrë kufirin, duke thënë se të gjithë emigrantët duhet të kenë sigurim shëndetësor”.

“Kur konkurroni për president, ka gjëra që mund dhe nuk mund t’i thuash.”- shtoi burimi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *