Ditën e sotme Kuvendi do të votojë ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Dy janë ndryshimet kryesore, vota e diasporës dhe hapja e listave 2/3.
Në minutën e fundit është propozuar edhe një amendament lidhur me përbërjen e listave të kandidatëve. Ky amendament sipas propozuesve synon ruajtjen e kuotave gjinore. Sipas amendamentit, 1 në 3 nga kandidatët fitues nga lista e hapur duhet të jetë grua.
“Në mbeshtetje te nenit 75, pikave 3 dhe 4, të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë, propozojmë që në projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime neë ligjin Nr. 10019 date 29.12.2008 “Kodi zgjedhor i Republikës së Shqipërise, i ndryshuar të bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Në nenin 8 pika 2 shtohet paragrafi:
*Në rastet kur nga rirenditja nuk rezulton që duke filluar nga kreu i listës një në tre emra të saj t’i përkasin gjinisë më pak të përfaqësuar, atëherë kandidatja e tretë në këtë listë dhe në vijim një në çdo tre emra të saj i përkasin gjinisë më pak të përfaqësuar sipas numrit të votave që këto të fundit kanë marrë.
Mbi bazën e këtij kriteri hartohet lista përfundimtare që i nënshtrohet votimit parapëlqyes e rirenditur, e cila përdoret për zbatimin e nenit 164 të këtij Kodi”.