Një 33-vjeçar ka rënë në pranga dhe një pesë të tjerë janë shpallur në kërkim pasi kontrabandonin mallra të ndryshme.
Sipas policisë këta shtetas kanë paraqitur në doganën e Qafë Thanës, dokumentacion të falsifikuar të origjinës dhe porosisë së mallit që kanë transportuar, me qëllim shmangien e detyrimeve doganore dhe kamionin që transportonte sasinë e kafes, nuk e kanë shkarkuar në doganën e Vorës, siç kanë deklaruar në pikën e parë kufitare.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit 33-vjeçarit, në Thumanë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 28 paleta me kafe, me peshë rreth 7 tonë, të dyshuara të kontrabanduara. Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë