Ditën e sotme kryeministri Edi Rama është pritur nga Presidenti i Francës Emmanuel Macron në Paris pasi në kryeqytetin francez do të nisin sot Lojërat Olimpike.
Kryeministri është i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama.
Në oborrin e Élysée përveç Macron ka qenë edhe Zonja e Parë, Brigitte Macron, e cila ka marrë pjesë në pritjen e liderëve.