Një ngjarje padëgjuar më parë ka ndodhur në një burg në Kaliforni, ku oficerja e burgut ka kryer marrëdhënie seksuale me një të dënuar por në prani të 11 të burgosurve të tjerë.
Siç raporton Daily Mail, Gjykata e ka dënuar oficeren 27-vjeçare Tina Gonzalez me 17 muaj burg
Sipas prokurorëve, oficerja ka çarë uniformën në mënyrë që të kryente marrëdhënie më lehtë me të burgosurin.
Oficerja akuzohet për marrëdhënie seksuale me një të burgosur, për posedimin droge dhe pijeve alkoolike në burg, dhe për shkelje të rregullave pasi i kishte dorëzuar të burgosurit një celular.
Sipas prokurorëve, oficerja nuk është penduar. Sipas tyre ajo ka telefonuar vazhdimisht të burgosurin dhe bën biseda seksuale me të, madje mburret me krimet që ka kryer. Oficerja është ‘mbrojtur’ me justifikimin se divorci me bashkëshortin e ka bërë atë të ndihet e pambrojtur.
/Burimi: Daily Mail/ Përshtati: Priza.al/