Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Shkodër, përplasen 4 automjete

Një aksident ka ndodhur në aksin Lezhë-Shkodër ku janë përplasur 4 automjete. Mësohet se disa persona kanë mbetur të plagosur nga kjo përplasje.

Ata janë dërguar në spitalin e Lezhës. Ndërkohë një prej automjeteve ka përfunduar jashtë rrugës, teksa trafiku është rënduar. Policia dhe disa ambulanca kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Policia Lezhë/ Informacion paraprak

Rreth orës 17:25, në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në fshatin Mabë, ka ndodhur një përplasje automjetesh, ku për pasojë kanë marrë dëmtime 4 shtetas, të cilët janë transportuar në spitalin Rajonal Shkodër dhe Lezhë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *