Ndryshimet në urdhrin e mjekëve, Koçiu: Caktohet tavani i orëve të punës

Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu ka prezantuar ndryshimet në ligjin për urdhrin e mjekëve.

Koçiu tha se është caktuar tavani i orëve të punës dhe drejtuesit e institucioneve publike e kanë të ndaluar që të kenë klinikën e tyre private.

“Ndryshimi i rëndësishëm është miratimi i një regjistri elektronik publik që do të garantojë akoma më shumë transparencë për këdo profesionist të shëndetësisë që punon në strukturat e publike, lidhur me punësimin e tij edhe privatisht. Kemi vendosur edhe një tavan të orëve të punëve për të cilat një mjek që punon në sektorin publik mund të angazhohet dhe të punojë privatisht”, tha Koçiu.

Gjithashtu ministra u shpreh se janë bërë të qarta dhe procedurat për masat disiplinore dhe strukturat përkatëse që do të tregojnë veprimtarinë e tyre.

“Drejtuesit e institucioneve publike shëndetësore e kanë të ndaluar të kenë dhe klinika private dhe ti drejtojnë klinikat private duke qenë titullarë njëkohësisht dhe në strukturat spitalore shëndetësore shtetërore dhe strukturat e tyre private”, tha Koçiu.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *