Kupola e PD-së zbarkon në jug: Gjikuria erdhi nga Amerika të zgjidhë hallet e Himarës

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, Vangjel Dule dhe Luçiano Boçi kanë zhvilluar takime në Himarë në mbështetje të kandidatit Petro Gjikuria.

Takimi i radhës është zhvilluar në njësinë administrative Shën Vasil, ku kanë bërë thirrje që të votohet për kandidatin e opozitës.

“Petro Gjikuria është zgjidhja për ju. Ai do qeverisë me ju dhe për ju.

Ne ju dhamë tapi për tokat tuaja, ju banoreve të Shën Vasilit dhe këta kanë 11 vjet që bëjnë përpjekje t’ua rrëmbejnë.

Asnjë votë plaçkitësve të bregut. Vota për zgjidhjen e halleve tuaja.

Për të mbrojtur dhe gëzuar pronat tuaja” është shprehur sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *