Pasi i vodhën sende me vlerë, Rita Ora bën ndryshime drastike në shtëpi për sigurinë e saj

Rita Ora do të bëj disa ndryshime në shtëpinë e saj në Londër duke përfshirë instalimin e një dhomë paniku. Dhomat e panikut ose dhomat e sigurisë janë dhoma të forifikuara që vendosen brenda një shtëpie ose biznesi privat për të siguruar një strehë të sigurt, ose një vend të fshehtë për njerëzit në rast vjedhjeje, sulmi terrorist, kushte ekstreme atmosferike etj.

Është mësuar se Rita Ora do të shtojë një dhomë paniku në shtëpinë e saj që ka 6 dhoma gjumi në total, të cilin e bleu në fillim të këtij viti. Këngëtarja me origjinë shqiptare ka aplikuar në këshillin lokal për lejen e ndërtimit të kësaj dhome, e cila thuhet se do të përmbajë kamera sigurie dhe dy zona në shtëpi që do të përdoren si dhoma paniku.

‘U krye një rishikim i plotë i sigurisë që mbulonte ambientet e reja, masat mbrojtëse të mundshme që duhet të ishin në vend për t’i dhënë mundësi klientit të jetë në paqe ndërsa qëndron në shtëpi’-, tha një burim për ‘The Sun’

Në vitin 2015-të, Rita Ora ka qenë viktimë e një vjedhje në shtëpinë e saj, ku disa hajdutë i vodhën sende me vlerë 200 mijë paund teksa ajo flinte në katin e sipërm.

 

/Burimi: The Sun/ Përshtati: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *