Tropojë, punonjësi ra nga kati i pestë dhe vdiq, ndalohet drejtuesi teknik

Një drejtues teknik është arrestuar në Tropojë pas vdekjes së një punonjësi që ra nga kati i pestë i një pallati në ndërtim në qytetin e Bajram Currit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaluan shtetasin M. Ç., 40 vjeç, banues në Tiranë, për “shkeljen e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Punonjësi A. S., 44 vjeç, banues në fshatin Gri, humbi jetën nga dëmtimet e marra gjatë rënies. Materialet procedurale janë dërguar në Prokurorinë e Kukësit për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *