Më 28 qershor të këtij viti prokuroria njoftoi se një grup kriminal që operonte në fushën e pastrimit të parave të drogës ishte goditur. Ky grup injektonte treg në forma të ndryshme paratë e kokainës së belgo-shqiptarit të dënuar nga drejtësia si trafikant, Elman Abule.
Ky person ka përdorur individë dhe kompani të ndryshme si koperturw.
Drejtësia goditi një varg personash që dyshohet se kanë marrë pjesë në pastrimin e parave të Elman Abules.
Por në listë mungonte një individ dhe një institucion. Bajram Muça dhe Fondi Besa.
Nga viti 2018 deri ne 2021 Elman Abule në emër të kompanisë “Rametal” ka marrë një kredi 300.000 euro tek Fondi Besa. E më pas një tjetër me të njejtat shifra, në emër të një tjetër kompanie tashmë të sekuestruar nga prokuroria.
Skema është e qartë. Një serë zyrtarësh të fondit me në krye Bajram Muçwn dolën nga misioni i “mikrokredisë” për të cilin fondi është licensuar dhe konkuruan bankat e nivelit të dytëduke kredituar fiktivisht Elman Abulen me mbi 700.000 euro.
Redaksia e Priza.al shtron publikisht pyetjet:
1- Përse prokuroria la jashtë hetimit grupin e Bajram Muçës për përkrahjen e skemave të pastrimit tëparave të Elman Abules?
2- Përse hesht Banka e Shqipwrisë dhe Gent Sejko nuk shqetësohen kur institucione mikroredie ne fakt japin “derro kredie”?
3- Cfarë e ka “detyruar” “kupolën” e Fondit Besa, Bajram Muçën, Altin Muçëm, Robert Lukën Gentjan Muçën, Olsjon Gjergon, drejtoreshën e finances Irma Disha, si dhe Luiza Shehin të firmosin kredi të tilla për Elman Abulen dhe të tjerë individw me rekorde kriminale, për emrat e të cilëve do flasim në vjim.
-Vijon-