Vetëm pak ditë pas incidentit me Vjosa Osmanin në aeroportin e Shkupit, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti i shoqëruar nga disa ministra po zhvillon një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Ai është pritur nga homologu Hristijan Mickoski.
Delegacioni i Kosovës është i përbërë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla që pak ditë më parë firmosi notën e protestës, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu.
Në orën 11:00 u mbajt takimi bilateral. Do të pasojë një konferencë e përbashkët në mes dy kryeministrave Mickoski dhe Kurti.