Temperatura deri në 35 gradë, si pritet të ndryshojë moti gjatë ditës

Pjesa e parë e ditës do të vijojë me kthjellime në të gjithë vendin tonë. Por, sipas Meteoalb pjesa e dytë e ditës sjellë kalime vranësirash fillimisht në zonat jugore dhe gradualisht vranësirat përfshijnë gjithë territorin por pa mundur të gjenerojnë reshje. Mbrëmja sjell largim të vranësirave dhe mbizotërim të kthjellimeve.

Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në vlerat minimale por rriten në ato maksimale duke u luhatur nga 11°C mëngjesi në zonat malore deri në 35°C mesdita në zonat e ulëta.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësi deri 35 km/h, nga drejtimi  Jugor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim  mbi 3 ballë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *