Plazh privat brenda privatit në tokë të Zotit/ Çmenduri tek “Lura” në Lalëz, “pronari” i zhduk banorëve çadrat dhe shezllonet

Këto pamje vinë nga Lura në Gjirin e Lalzit. Një kompleks banimi dhe shërbimesh që ka vijuar Lura1-2-3-4-5-6… se si e qysh e tek u ndërtuan gjit këto Lurat, e dini mirë dhe spo i hymë ta sqarojmë këtu.

 

Ideja është që tek Lura1 ishte kjo pjesë plazhi PUBLIK. Kështu ka qenë që kur u ndërtua kompleksi.
Banorët që blenë shtëpitë dhe vilat e tyre përdornin këtë hapsirë për të vendosur çadra,karriket, shezlonet, termuset, peshqiret e çdo gjë  tjeter që duhet një familjeje që ka blere vilen 500.000 euro dhe del të shfrytëzojë bregun e Zotit…
Por këtë vit nuk të lejon z Dod që ta shijosh bregun që i takon si atyre që banojnë apo pushojnë tek Lura si atyre që mund të vinë nga ana e anës.
Dod Doci prej dy ditesh po i çon policinë dhe rruspat banorëve të vet. Po i perzë pasi i mori miliona euro pikërisht për të shijuar atë breg.
Dhe e gjitha kjo pasi z Dod ka vendosur të bej një plazh “privat” brenda privatit në tokë të zotit, pët të vendosur beach bar dhe shezllone dhe t’i marrë lek ditor atyre që i ia mori njëhere per t’i shit pronat.
Po perse pikerisht tani kjo levizje, kur Berisha dhe Meta nuk banojne me aty?
-vijon-

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *