E rëndë në Velipojë/ Shpërthejnë 7 bombola gazi në hotel, në rrezik për jetën nëna dhe 3 fëmijët

`Mallkimi` Velipojës! Duket se nuk kanë të sosur tragjeditë në këtë vend. Sërish sot mësohet se në një hotel në Velipojë, ku katër anëtarët e një familje për shkak të një shpërthimi nga bombolat e gazit që ndodheshin në ndërtesë ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia bën me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Pulaj-Plazhë, rruga Nr.5, Velipojë, Shkodër.

Burimet policore bëjnë me dije se nëna me tre fëmijët jetonin në Lezhë, por kishin shkuar mbrëmjen e kaluar në Velipojë për të pastruar hotelin, pasi iu kishte thënë bashkëshorti, i cili jeton në Itali. Momentalisht Policia sqaron se kanë mbetur të plagosur nëna 40-vjeçe Alketa Gjoka dhe tre fëmijët e saj, dy vajzat Daniela, 19 vjeçe, Klarisa, 15 vjeçe, dhe djali i mitur, Enriko 12 vjeç.

Edhe pse autoritetet ende nuk e kanë sqaruar sesa bombola gazi kanë shpërthyer, burime të jera bëjnë me dije se rrjedhja ka ardhur nga 7 bombola gazi që ndodheshin në pjesën e pasme të hotelit. Shpërthimi ka qenë i fuqishëm, pasi i gjithë kati i parë i hotelit është shkatërruar dhe orenditë e këtij objekti kanë fluturuar jashtë, ndërsa gjithçka brenda është shkrumbuar nga flakët.

Ka qenë Alketa Gjoka, 40 vjeçe që është zgjuar nga gjumi rreth orës 06:30 dhe ka shkuar të bëjë një kafe për veten dhe në këtë moment ka ndodhur shpërthimi.

Ata kanë përfunduar në repartin e djegieve të rënda në QSUT, me një masë prekje prej 85-90% e trupit, ndërsa dëshmitarët rrëfyen se trupat e tyre i gjetën në pishinë ku kishin hyrë të lehtësonin dhimbjet.

/Priza.al/

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *