Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka akuzuar Presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, për përhapjen e dezinformatave që pretendon se shqiptarët do të mblidhen te Ura e Ibrit, me qëllim nxitjen e tensioneve dhe reagimit të KFOR-it.
Kurti ka theksuar se këto akuza janë të pabaza dhe synojnë të krijojnë atmosferë frike dhe tensioni.
Ai ka theksuar se planet për hapjen e urës kanë për qëllim nxitjen e bashkëjetesës paqësore dhe ka paralajmëruar se Serbia nuk do të lejohet të ndërhyjë në territorin e Kosovës.