Aksident tragjik në Lushnje, një i vdekur

Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin rrugor Krutje-Pushimi i shoferit, ku një automjet tip BMW me targa AB 507 DT ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një grumbull hekurash.

Si pasojë, personi që ndodhej në timon ka humbur jetën. Për të nxjerrë viktimën nga mjeti u desh më shumë se një orë, duke përdorur ndihmën e zjarrfikësve dhe punonjësve të policisë.

Ende nuk është bërë e mundur identifikimi i viktimës. Sipas dokumenteve të gjetura, automjeti i përket një kompanie që jep makina me qira. Trupi i viktimës është transportuar në morgun e spitalit të Lushnjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *