Media britanike: Shqipëria, destinacioni i ri i pushimeve për britanikët

Shqipëria është bërë destinacioni i ri i preferuar për britanikët që kërkojnë pushime verore të përballueshme dhe të bukura. “Vetëm tre orë larg Britanisë së Madhe me rrugë ajrore, ky vend mesdhetar ofron çmime të ulëta, peizazhe mahnitëse dhe plazhe të paprekura”, shkruhet në median britanike “The Sun”.

Hotelet kushtojnë vetëm 35 euro për një natë dhe vizitorët britanikë nuk kanë më nevojë për viza. Tirana, kryeqyteti, është e lehtë për t’u arritur dhe Shqipëria po përjeton një bum turistik, me një rritje të shpenzimeve ndërkombëtare prej 45% në vitin 2023 krahasuar me vitin 2019.

Riviera Shqiptare, veçanërisht Saranda dhe Ksamil, janë të rekomanduara për plazhet e tyre të bukura dhe akomodimin e përballueshëm. Shqipëria gjithashtu ofron destinacione kulturore dhe malore për ata që kërkojnë aventura.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *