Prej disa muajsh është përfolur prej muajsh për një krisje në marrëdhënien e tyre personale, e ndikuar nga dërgesat e armëve që Serbia ka bërë në favor të Ukrainës.
Por, Vladimir Putin dhe Aleksandër Vuçiç pas shumë kohësh mund të takohen dhe vendi është krejtësisht i pazakontë. Dy liderët sipas medias serbe “Novosti” mund të bëhen bashkë në ceremoninë e inaugurimit të Claudia Scheinbaum si Presidentja e re e Meksikës, që është caktuar për t’u zhvilluar më 1 tetor.
Sipas “Novosti” ka shumë gjasa që në këtë ceremoni Vuçiç të takohet me liderin e Federatës Ruse, i cili është gjithashtu i ftuar, pasi ambasada e Meksikës në Moskë ka konfirmuar për gazetën “Izvestia” se Kremlinit i është dërguar ftesë.
“Presidenti rus do të vendosë nëse do të vijë në inaugurim apo nëse do të caktojë një zyrtar tjetër të lartë që të vijë në emër të tij”, njoftoi misioni diplomatik i Meksikës.
Nuk përjashtohet që Putin të vendosë të udhëtojë, duke pasur parasysh rëndësinë e madhe strategjike që ka Meksika në kontinentin amerikan. Putin e uroi Sheinbaum për fitoren e saj në qershor, duke thënë se Meksika është “një partner historikisht miqësor i Rusisë në Amerikën Latine”.
Por ajo që mund ta pengojë kreun e Kremlinit është një vendim i Gjykatës Ndërkombëtare Penale. IÇ ka lëshuar një urdhër-arresti për Putin në vitin 2023, duke e akuzuar atë për krime lufte, që lidhen me “depërtimin e paligjshëm të qindra fëmijëve nga Ukraina” pasi Moska filloi operacioni ushtarak në shkurt 2022.
Në mënyrë intriguese, Meksika është anëtar i gjykatës, por as që nuk mendohet që nga ky shtet të pritet që të veprojnë sipas urdhrit të saj nëse Putini arrin në territorin e tyre.
Ndërkohë, lideri rus u përpoq t’i tregojë botës se nuk është i izoluar, ndaj pas triumfit në zgjedhjet e marsit, filloi një aktivitet diplomatik më të vrullshëm. Në maj, ai bëri një vizitë zyrtare në Kinë, dhe një muaj më vonë vizitoi edhe Korenë e Veriut dhe Vietnamin.