Berisha: Qeveria Rama po plaçkit çdo ditë pronat e mbetura, Porto Romano në shënjestër

Në një fjalim për mbështetësit e tij në ‘Rrugën e Shpresës’, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar mazhorancën socialiste të Edi Ramës për vazhdimin e plaçkitjes së pronave dhe burimeve të mbetura në Shqipëri.

Berisha kritikoi qeverinë për përpjekjet e saj për të shndërruar tunelin e nëndetëseve në Porto Romano në një objekt ushtarak dhe turistik, duke e quajtur këtë një tjetër akt të shpërdorimit të pasurive publike.

“Miq, a dëgjuat dy ditë më parë nën moton ‘rroftë ushtria’ se tunelin e nëndetëseve të Porto Palermos do e shndërronin në përdorim ushtarak dhe turistik.

Hajdutët mor miq, nuk kanë asnjë normë morale.

Mund të numërojnë gjer nesër në mëngjes se një ditë se një ditë e qetë për këtë qeveri është një ditë e zezë për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Ndaj dhe beteja e pandalshme është rruga e vetme.

Përballja e guximshme është rruga e vetme për të përmbysur këtë regjim armiqësor, antikombëtar.

Këtë regjim që po plaçkit këtë vend sa askush ndonjëherë në histori”, tha Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *