‘Vëllai’ i Heidit së shpejti baba, ndan me ndjekësit gjininë e bebit

Ish banori i Big Brother Vip Albania 3 Lidi Delia, i cili hyri në reality show i kamufluar si vëllai i Heidi Bacit, ka ndarë me publikun një lajm të bukur.

Përmes disa postimeve të bëra në “Instastory”, ai bën të ditur se familjes së tij do t’i shtohet edhe një anëtar tjetër. Lidi lë të kuptohet se partnerja e tij është në pritje të ëmbël me një djalë, fëmija i tyre i tretë.

Ai ende nuk ka zbuluar më shumë detaje rreth këtij lajmi. Kujtojmë se Lidi është baba i dy fëmijëve, një djali dhe një vajze.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *