Erdogan kërkon “kokat” e gulenistëve; Edi Rama i jep 2.5 dhe milionë Euro Klodian Allajbeut të Spitalit Amerikan

Më këtë tender, “Valiu” i Shqipërisë, Edi Rama, i bëri “Sulltanit” Taip Erdogan, mashtrimin dhe shpërfilljen e radhës, ndaj ultimatumit për të goditur gulenistët; sepse është i lidhur në interesa me ta e bën pazare me tenderë, leje ndërtimi  dhurime e koncesione…

Ambasadori i Turqisë në Shqipëri, Tajar Kagan Atay, gjatë takimit për bujqësinë në Korçë, konfirmoi bisedën që presidenti Taip Erdogan ka bërë me kryeministrin Edi Rama, duke i dhënë ultimatum për goditjen e gulenistëve në Shqipëri, me bllokim biznesesh, konfiskim pasurie dhe arrestime e ekstradime në Turqi.

Por kryeministri Edi Rama, jo vetëm nuk po e zbaton pazarin e bërë me Erdoganin, por dy ditë pas bisedës me të, ka vazhduar t’u japë miliona Euro krerëve të organizatës “FETO” në Shqipëri, të cilët kanë bizneset më të fuqishme në shëndetësi e arsim dhe janë burim financimi i tyre.

Ditën e hënë më 12 gusht 2024, Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, ka njoftuar në Buletinin e Prokurimeve Publike, se kompanisë “Evita Sh.p.k” të gulenistit Klodian Allajbeu, i ka dhënë 2.5 milionë Euro me TVSH, në tenderin për barna spitalore.

Erdogan kërkon “kokat” e gulenistëve; Edi Rama i jep 2.5

Sipas dokumentit, gulenistit Klodian Allajbeu të Spitalit Amerikan dhe të koncesionit të Hemodializës me vlerë 120 milionë Euro, i dha 6 Lotet me vlera më të mëdha, ndërsa gjatë 11 viteve pushtet të PS-ës, i janë dhënë 140 milionë Euro tenderë ilaçesh e pajisjesh mjekësore.

Më këtë tender, “Valiu” i Shqipërisë, Edi Rama, i bëri “Sulltanit” Taip Erdogan, mashtrimin dhe shpërfilljen e radhës, ndaj ultimatumit për të goditur gulenistët; sepse është i lidhur në interesa me ta e bënë pazare me tenderë, leje ndërtimi e koncesione.

Ultimatumin e parë, për të goditur gulenistët që janë në Shqipëri, Erdogan e dha më 17 janar 2022 nga podiumi i parlamentit gjatë vizitës në Tiranë, por Edi Rama vazhdoi pazaret me krye-gulenistin e Shqipërisë, Klodian Allajbeu.

Ultimatumin e dytë, Erdogani e dha nga Ankaraja më 2 nëntor 2022, ku gjatë një konference për shtyp, Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, i tha Ministres Olta Xhaçka: – Zbatoni urdhrin tonë, për të kapur dhe ekstraduar gulenistët në Turqi, por Babloku e shpërfilli.

Ultimatumin e tretë, Erdogan e dha më 24 janar 2024 në Tiranë, kur Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan; gjatë takimit me Edi Ramën dhe gjatë konferencës për shtyp me Ministrin e Jashtëm, Igli Hasani, përsëriti të njëjtin ultimatum: – Kapni, konfiskoni dhe ekstradoni në Turqi gulenistët që janë në Shqipëri; por Babloku vazhdoi t’u jap miliona Euro tenderë, licenca, leje ndërtimi e pasuri.

Siç kuptohet nga dokumenti i datës 12 gusht 2024 që po publikon “Pamfleti”, me tenderin që i dha Klodian Allajbeut, kryeministri Edi Rama po tregon, se jo vetëm nuk do t’i godasë gulenistët, por vazhdon u jep miliona Euro tenderë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *