Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cilësoi si raciste qëndrimin e përfaqësuesve të BE-së në lidhje me hapjen e Urës së Ibrit.
Ajo theksoi se asnjëherë gjatë takimeve me SHBA-në nuk është shprehur kundërshtim për hapjen e urës, dhe se kjo mbështetje është e qartë. Osmani kërkoi që hapja e urës të bëhet në bashkëpunim me aleatët dhe të jetë e sigurt për të shmangur konflikte të mëtejshme.
Ajo e theksoi nevojën për të siguruar që ura të mbetet e hapur përherë.
“Ura duhet të hapet patjetër, por ne duhet të sigurohemi që kur të hapet të jetë e hapur përherë, e jo që kur të hapet të nxitë një prezencë shumë më të madhe të NATO-s në të. Ne nuk kemi arsye të jemi në konflikt me aleatët tanë”, ka deklaruar Osmani.
Presidentja gjithashtu kritikoi deklaratat e BE-së dhe theksoi se hapja e urës nuk është një çështje për të cilën duhet të pyetet Serbia.