Kosova është goditur nga një tërmet me magnitudë 2.0 në mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:33.
Sipas Shemsi Mustafës nga Instituti Sizmologjik i Kosovës, epiqendra e tërmetit ishte në fshatin Kozaricë të Obiliqit, me një thellësi hipoqendrore prej tri kilometrash. Tërmeti është ndier dukshëm nga banorët e zonës dhe përreth.
Ky është një incident i rëndësishëm, veçanërisht pas goditjes së Bosnjës nga një tërmet pak më herët.