Medi Iseni publikon video për herë të parë pas sherrit me Noizy

TikTok-eri Muhamet Iseni, i njohur si Medi, ka publikuar një video për herë të parë pas sherrit të bujshëm me reperin Noizy në Pejë.

Në video, Medi shfaqet me fytyrën e nxirë dhe plagë nga goditjet. Ai deklaron se makina e tij është dërguar 500 metra më larg klubit dhe se sigurimi i kishte mbyllur dyert për të mos e lejuar të hyjë brenda. “Si Sali Lushaj, si Rigels Rajku, si Arkumed Lushaj, më keni prerë në besë. 12 vetë më kanë goditur,” tha ai.

Medi shpreh se ndihma nga ambulanca dhe policia është anashkaluar. Ai akuzon se gjithçka ka qenë e planifikuar, duke shtuar: “Makina ime nuk është lënë para derës, por e kanë dërguar 500 metra më larg. Nuk më thirrën as ambulancën për ndihmë, as policinë.”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *