Suksesi historik i Ekipit Olimpik Shqiptar/ Rama: Fryt i punës së tyre, trajnerëve dhe KOKSH

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale shprehet se suksesi historik i ekipit Olimpik Shqiptar është një fryt i pa lodhur i sportistëve Chermen Valiev dhe Islam Dudaev por edhe i trajnerëve, federatës, Komitetit Olimpik Shqiptar dhe mbështetjes së qeverisë shqiptare.

“Suksesi historik i Ekipit Olimpik Shqiptar me sportistët Chermen Valiev dhe Islam Duadev në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, fryt i punës së palodhur dhe sakrificës së tyre në radhë të parë, por dhe trajnerëve, federatës, Komitetit Olimpik Shqiptar dhe mbështetjes së qeverisë shqiptare, me sistemin e shpërblimeve për fituesit e medaljeve olimpike dhe trajnerët e tyre që është më i miri në të gjithë rajonin”, shkruan kryeministri.

Rama thotë që qeveria ka vendosur shpërblime të veçanta për medalistët dhe trajnerët e tyre.

“Tanimë prej kohësh janë vendosur me vendime qeveria shpërblime të veçanta për medalistët dhe trajnerët e tyre, duke u dhënë sportistëve tanë një motivim më shumë për të vazhduar rrugëtimin drejt majave më të larta të sportit botëror”, shkruan kryeministri Rama.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *