Dritan Gremi nën hetim për disa vepra penale, sfidon ligjin dhe shtetin, 6 kompani nga estetika tek bukëpjekja pa burim kapitali. Kush fshihet pas tij?

Ajo që dikur njihej si rruga e “Bogdanëve” tani mund të quhet rruga “Gremi”. Në dhjetra mijëra metra katrorë ka ngritur bisneset e tij Dritan Gremi. Gjashtë kompani nga gjashtë fusha të ndryshme, i ngriti Dritan Gremi me nga 100.000 lek kapital. E nëpërmjet këtyre investoi mbi 2 milionë euro para të dyshimta, duke nisur nga furrat e bukës, pastiçeritë, farmacitë, klinika dentare e ato estetike.

Por sot do të ndalemi vetëm tek njëra prej kompanive. “Gremi Wellnes” pas një referimi në prokurori të një hetimi policor për disa vepra penale, vijon aktivitetin qetësisht.
Materialet e referuara në prokurori janë konkretisht për fshehje të ardhurash dhe evazion fiskal, si edhe ndërhyrje kirurgjikale të pa miratuara nga asnjë institucion shtetëror.
Thënë ndryshe, në klinikën “Gremi Wellnes” kryhen ndërhyrje të ndryshme kirurgjikale dhe estetike pa asnjë kontroll. Ose ndryshe, një thertore ku askush smban përgjegjësi.
Përse hesht Ministria e Shëndetësisë?
Përse hesht Drejtoria e Përgjithshme e tatimeve?
Kush ia siguron paprekshmërinë Dritan Gremit dhe bilanceve të tij të dyfishta?
Cili nga “VIPAT” e politikës apo krimit që kryen vetë ndërhyrje në atë klinike “i rreh” shpatullat Dritan Gremit?
-Vijon-

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *