Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, makina përplaset me barrierat anësore, plagoset drejtuesi

Mëngjesin e sotëm një aksident ka ndodhur në aksin Lezhë-Shkodër, pranë fshatit Gocaj ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierat anësore.

Si pasojë drejtuesi i automjetit është plagosur dhe menjëherë është dërguar në spital për të marrë mjekimin e duhur.

Ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkakun e këtij aksidenti.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *