Berisha thirrje OSBE-së dhe NATO-s: Sillni një komision, në rrezik jeta dhe siguria e vendit

Lideri i opozitës Sali Berisha në fjalën poshtë banesës së tij u ka bërë thirrje një sërë institucioneve ndërkombëtare, që të hetojnë skandalin me mbetjet toksike në anijet me kontenjerë.

Berisha tha se u bëj thirrje OSBE-së dhe NATO-s që të sjellin një komision për të hetuar pasi po rrezikohet jeta dhe siguria e Shqipërisë.

“Thirrje për OSBE-në, të sjellë një komision. Thirrje për NATO-n, të sjellë një hetim se në lojë, në rrezik është jeta, siguria e një vendi dhe një kombi nga një aventurier, nga një kriminel kryeministër që për pasurimin e tij është i aftë të kryejë çdo krim, është i aftë të fshehë çdo krim”, u shpreh lideri i opozitës.

Berisha tha se sipas tij Rama është një armik i egër i shëndetit dhe qenies së shqiptarëve.

“Jemi këtu para një skandali tmerrësisht të keq, të rrezikshëm me pasoja jashtëzakonisht të paparashikuara. Ndaj dhe thirrje ime për institucionet e mësipërme ndërkombëtare, të sjellin komision hetimor, të studiojnë mbetjet e rrezikshme në mijëra e mijëra ton që janë nisur nga Durrësi si kurrë ndonjëherë më parë”, u shpreh ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *