74-vjeçarja jetonte e vetme, vuante nga depresioni dhe ishte e sëmurë, ku së fundit kishte bërë dhe një operacion.

Fier/Informacion paraprak

Sot rreth orës 06:30, në lagjen “8 Shkurti”, Fier, dyshohet se në gjendje depresioni është vetëhedhur nga kati i tretë i banesës ku jetonte, shtetasja F. K., 74 vjeçe, e cila për pasojë ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/Priza.al/