Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta i ka shkruar një letër urimi kreut të Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden me rastin e 245 vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Pasi falenderon SHBA-në për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë në vite edhe me situatën e Covid-19, Kreu i Shtetit uron që miqësua mes dy vendeve të forcohet edhe më tej.
“Do të dëshiroja të shfrytëzoja këtë rast që t’Ju ritheksoja vendosmërinë e Shqipërisë për të qëndruar krah për krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës në të mirë të interesit të përbashkët të dy popujve tanë miq, si dhe për të zhvilluar akoma edhe më tej lidhjet tona strategjike”,-shkruan Meta në Facebook`
.
/Priza.al/