Këngëtarja Bebe Rexha është shfaqur duke qarë në disa video të publikuara në Instagram, ku ka përshkruar një incident në aeroport.
Ajo ka thënë se i foli shqip një punonjësi të sigurimit, duke menduar se ishte shqiptar dhe për këtë arsye është përballur me pengesa dhe kërcënime për të mos fluturuar.
“Lufthansa jam kërcënuar sepse mendoja se agjenti i sigurimit ishte shqiptar. Unë fola me të në shqip duke e pyetur se ku ta marr biletën time dhe tani ai më ndalon fluturimin”, ka shkruar Bebe Rexha.
Rexha ka akuzuar Lufthansa-n dhe ka kërkuar që situata të sqarohen, duke shprehur shqetësimin për diskriminim ndaj saj.
“Unë besoj se ky është një akt urrejtjeje ndaj meje sepse jam shqiptare. Ai nuk më lejoi të marr emrin e tij. Vazhdonte të më abuzonte mendërisht për të më bërë të ndihem se ishte më i fuqishëm se sa ishte në të vërtetë. Asnjë nga gratë në @Lufthansa nuk ndërhyri apo nuk tha diçka. Ai nuk do të më jepte emrin e tij, por sapo zbulova se punon për ATSG, një kompani shërbimesh për kontrollin e dokumenteve e punësuar nga Lufthansa”, shkroi artistja në InstaStory