Shuhen zjarret, ministri Vengu: Vetëm 3 vatra mbeten aktive

Pas disa javësh luftë me zjarret që përfshinë territorin shqiptar, situata është përmirësuar ndjeshëm.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, raportoi se nga 31 vatra të raportuara, 28 janë shuar plotësisht dhe vetëm 3 mbeten aktive në Arrën, Fushë Lugje, dhe Buçaj. Vatra të izoluara po monitorohen për të parandaluar riaktivizimin.

Ministri falënderoi strukturat dhe vullnetarët për përkushtimin e tyre në këtë operacion të rëndësishëm.

“Mirënjohje për të gjitha strukturat operacionale, të Emergjencave Civile, që nga zjarrfikësit, efektivët e Forcave të Armatosura, Policinë, Shërbimin Pyjor, Zonat e Mbrojtura dhe vullnetarët për punën e palodhur dhe angazhimin maksimal. Përkushtimi i tyre i përbashkët ka qenë vendimtar në minimizimin e dëmeve dhe mbrojtjen e jetës dhe pronës së qytetarëve”, shprehet Vengu.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *