Bebe Rexha reagon pas incidentit në aeroport: Falja nuk është e mjaftueshme

Këngëtarja Bebe Rexha, e cila përjetoi një incident të pakëndshëm në aeroport, ka reaguar përsëri, duke shprehur pakënaqësinë e saj ndaj trajtimit që mori nga Lufthansa.

Pas një incidenti ku një punonjës i aeroportit kërcënoi se nuk do e linte të udhëtonte pasi ajo përshëndeti në shqip, Rexha ka marrë një kërkesë faljeje nga kompania ajrore.

Megjithatë, ajo ka deklaruar se një “më fal” e thjeshtë nuk është e mjaftueshme për të përballuar këtë situatë të rëndë.

Në një postim në Insta Story, Rexha ka shprehur se është ndjerë shumë e shkatërruar emocionalisht nga ngjarja dhe ka kërkuar një hetim të plotë për të zbuluar identitetin e punonjësit që e ka keqtrajtuar.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *