Mësuesi amerikan vrau gruan dhe qentë e më pas u vetëvar, ja çfarë i gjeti policia në banesë

Në Tiranë, Matthew Janes Wertz, një mësues amerikan i datëlindjes 11.03.1971, u gjet i vetëvarur në banesën e tij.

Hetimet zbuluan se në një dhomë të mbyllur ishte e vrarë gruaja e tij, Saragih Indah Lilis Sartika, e datëlindjes 11.03.1976, e cila ishte mbytur me litar. Po ashtu, dy qentë e çiftit ishin vrarë me një shkop bejsbolli.

Në banesë janë gjetur prova të ndryshme, përfshirë një letër që përshkruan veprimet e autorit, dorëshkrime të tij, një telefon celular, katër laptopë, dhe një shumë parash. Hetimet janë në vazhdim, dhe autopsia e kufomave do të kryhet më 20 gusht 2024.

Ngjarja po hetohet si vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare dhe vrasje e kafshës së shoqërimit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *