Plagosja në Tiranë/ Policia jep 10.000 euro për informacione mbi Erjon Goxharën

Policia e Tiranës shpalli në kërkim Erjon Goxharën, i dyshuar për plagosjen me armë zjarri të Lorenc Kosta në rrugën “Tish Daija” më 19 gusht 2024.

Goxhara, një punonjës policie jashtë shërbimit, ka qëlluar Kosta për motive të dobëta dhe tani është në arrati. Policia ofron një shpërblim prej 10.000 euro për informacionet që do të ndihmojnë në kapjen e tij.

Informacionet mund të jepen në numrin 0694111546, me sigurinë e anonimitetit të plotë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *