Alternime kthjellimesh dhe vranësirash, parashikimi i motit për sot

Sot, vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, me zhvillim të vranësirave gjatë mesditës dhe pasditës.

Në relieve malore, priten reshje shiu me intensitet të ulët, ndonjëherë të shoqëruara me shtrëngata afatshkurtra. Në pjesët tjetër të vendit, reshjet do të jenë të pakta.

Era do të fryjë nga veriu me shpejtësi mesatare deri në 7 m/sek, ndonjëherë duke arritur deri në 14 m/sek. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-3 ballë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *