Avokati: Kurti ka dëmtuar qëllimisht mbrojtjen e krerëve të UÇK-së

Avokati Xhevdet Smakiqi ka reaguar në një postim në rrjetet sociale pas tërheqjes së avokatit të Kadri Veselit në gjyqin që po zhvillohet në Hagë.

Ai shkruan se qeveria e Albin Kurtit dëmtuar qëllimshëm mbrojtjen e krerëve te UÇK-së dhe këtë e argumenton me një udhëzim administrativ.

“Qeveria Kurti ka dëmtuar qëllimshem mbrojtjen e krerëve te UÇK-së!

Ztr. Ben Emerson avokati kryesor i mbrojtjes se ish Kryeparlamentarit Kadri Veseli nëse është mirë me shëndet, është tërhequr vetem për shkaqe financiare për asnjë shkak tjetër.

Ztr. Emerson dhe secili avokatë i përfshirë ne procesin gjyqësor ne Hagë në rastin e krerëve te UÇK-së nuk mund te kenë rast me te madh në karrierë, prandaj tërhiqen vetem per shkaqe financiare dhe shendetësore, per asnjë arsye tjetër.

Nuk ka dilema qe Ztr. Emerson por edhe ish kryembrojtesi i Hashim Thaqit janë tërhequr per shkak te kufizimit te pagesave nga ana e Qeverise me antiuçk te Albin Kurtit duke nderhyrë qëllimshem ne Udhëzimin Adminstrativ Nr.08/22 pra duke pergjysëmuar kufizuar komplikuar pagesat e mbrojtjes se te akzuarve nga DHS ne Hagë.

Prandaj nëse dështon vërtetimi i pafajësisë se krerëve te UÇK-së ne DHS ne Hagë, kontributë te madhë ka dhënë Albin Kurti Albulena Haxhiu dhe Donika Gervalla me kufizimin e pagesave te mbrojtes se krerëve te UÇK-se” shkruan ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *