Rama takon shefen e re të ambasadës amerikane në Tiranë

E ngarkuara me punë në Ambasadën Amerikane në Tiranë, Nancy Van Horn zhvilloi një takim me kryeministrin Edi Rama në vilën qeveritare 30 në zonën e ish-Bllokut.

Ky është takimi i parë i diplomates amerikane me kryeministrin Eid Rama që kur ajo u emërua në detyrën e të ngarkuarës me punë të misionit amerikan në Tiranë.

Më herët Nancy Van Horn është takuar me Presidentin Bajram Begaj, kryetaren e Kuvendit Elisa Spiropali, si dhe ministrin e Jashtëm Igli Hasani dhe atë të Mbrojtjes Pirro Vëngu.

E Ngarkuara me Punë e SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn mori detyrën më 5 gusht duke zëvendësuar në këtë detyrë David Wisner.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *