Arrestohet themeluesi i aplikacionit Telegram, Pavel Durov. Miliarderi bashkëthemelues dhe shefi ekzekutiv i aplikacionit të mesazheve Telegram, u arrestua në aeroportin Bourget jashtë Parisit të shtunën në mbrëmje shkruan Reuters.
Durov po udhëtonte në avionin e tij privat. 39-vjeçari po udhëtonte nga Azerbajxhani dhe u arrestua rreth orës 20:00 me orën lokale.
Sipërmarrësi me origjinë ruse jeton në Dubai, ku është vendosur Telegram, dhe ka shtetësi të dyfishtë të Francës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.
Durov, i cili vlerësohet nga Forbes të ketë një pasuri prej 15.5 miliardë dollarësh, u largua nga Rusia në vitin 2014 pasi refuzoi të përmbushte kërkesat për mbylljen e komuniteteve të opozitës në platformën e tij të mediave sociale, të cilën ai e shiti.
Durov dhe vëllai i tij Nikolai themeluan aplikacionin e mesazheve në vitin 2013 dhe ka rreth 900 milionë përdorues aktivë.