Nis sot Konferenca e Ambasadorëve ‘Tirana Diplo 2024’, çfarë pritet të diskutohet

Ditën e sotme do të nisë Konferenca e Ambasadorëve ‘Tirana Diplo 2024’, e cila do të mbahet tre ditë nga datat 26-28 gusht.

Ministri i Jashtëm Igli Hasani lajmëroi se do të mblidhen në Tiranë të gjithë ambasadorët dhe konsujt e përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë dhe do të diskutohet në lidhje me sfidat e diplomacisë shqiptare në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, zhvillimet rajonale dhe të sigurisë, diplomacinë ekonomike, kulturore dhe turizmin.

Konferenca do të organizohet në ambientet e Pallatit të Kongreseve dhe do të nisë në orën 09:30 ku do të marrë pjesë Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.

Ndërsa në orën 10:30 – 11:15 rrugëtimi dhe dinamikat e procesit të integrimit në BE. Folës kryesorë janë Igli Hasani, ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, Tanja Fajon, zv.kryeministre dhe ministre për Punët e Jashtme dhe Çështjet Evropiane e Republikës së Sllovenisë. Në orën 12:00 ministri Hasani do të presë në një takim dypalësh në MEPJ, zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon, e cila do të zhvillojë vizitë zyrtare në Tiranë. Pas takimit, dy ministrat do të dalin në një deklaratë të përbashkët për mediat.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *