Shkoi të shuante sherrin, por policin e rrahin

Një sherr ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në Bulqizë. Policia shkoi për të parandaluar më tej agravimin e situatës, por njëri nga personat ka dhunuar njërin prej efektivëve.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, me marrjen e njoftimit se në lagjen e Re në Bulqizë, po ndodhte një konflikt mes disa shtetasve, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë ku ka rezultuar se shtetasi H.H, 33 vjeç, banues në Bulqizë, për motive të dobëta po konfliktohej me shtetasin K.Ç., 34 vjeç dhe shtetasen L.Ç., 31 vjeçe.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë për të parandaluar konfliktin, ku gjatë ndërhyrjes për shoqërimin e personave në komisariat, shtetasi H.H., ka kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës punonjësin e policisë.

Në përfundim të veprimeve të kryera, shtetasi H.H., u arrestua në flagrancë për veprën penale të “Goditja për shkak të detyrës” si dhe filloi procedimi penal për shtetasin K.Ç., dhe shtetasen L.Ç., për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”  njofton policia.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *