Pse e porositi vrasjen e Liridonës? Eksperti: Naimi është psikopat

Profesori i kriminalistikës, Mensut Ademi deklaroi për vrasjen e Liridona Ademajt se i dyshuari për porositjen e ekzekutimit, bashkëshorti Naim Murseli ka elemente të një psikopati.

Ai tha se nxitimi i Naim Murselit për me arritur qëllimin (vrasjen e bashkëshortes) ishte për shkak afatit të shkurtër të pushimit, qëndrimit në Kosovë si dhe faktorëve të jashtëm, që janë  për interesa personale, qoftë për hakmarrje, xhelozi apo faktor ekonomik.

“Në pamje të tij fizike dhe lëvizje shihen çrregullime, sepse kemi neurotik, psikopat dhe psikozat. Kemi parë që Naimi ka elemente psikopati”, u shpreh Ademi, në emisionin “Mendje Kriminale”.

Ademi tha se “ngutja” e Naim Murselit dhe lëvizjet dhe veprimet e tij qoftë në procesin e varrimit të Liridona Ademaj kanë ardhur si pasojë e ndërhyrjes apo pjesëmarrjes indirekte të tij.

Ai tha se bashkëpunëtorët e Naim Murselit nuk janë vrasës profesionalë, por vrasës amator, pasi që takimet e tyre para lokali dhe marrëveshja e tyre apo qëllime e kanë realizuar për shkak të ‘ngutisë”.

Sipas tij, kjo nguti ka ardhur duke bashkëpunuar me një familjar të tij.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *