Mbrëmjen e 25 gushtit në periferi të Brukselit, në komunën Machelen një emigrant shqiptar u qëllua për vdekje me armë. Shqiptari gjatë një debati për vendin e parkimit u qëllua me armë nga fqinji i tij.
Emigranti shqiptar është babai i tre fëmijëve por ky konflikt i solli vdekjen.
Sipas agjensisë së lajmeve ende nuk dihen dinamika e ngjarjes nëse ka pasur motive të tjera.
Ndërsa fqinji i shqiptarit është arrestuar dhe i nënshtrohet hetimeve.