‘Këshilli’ mblidhet për mandatin e Xhaçkës

Sot do të mblidhet Kuvendi jashtë sesionit parlamentar për të shqyrtuar në Këshillin e Legjislacionit mandatin e deputetes Olta Xhaçka. Vendimi u mor nga kryetarja e parlamentit Elisa Spiropali pas kërkesave të opozitës.

Në mbledhje do të shqyrtohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese që e urdhëroi Kuvendin, t’i dërgojë kësaj gjykate mandatin e Olta Xhaçkës për të vendosur nëse është në konflikt interesi apo jo.

Edhe pse pushimet e verës për deputetët nuk kanë mbaruar kjo thirrje e Këshillit të Legjislacionit u bë pas kërkesës së grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *