Greqia përballet 50% më shumë zjarre se vitin e kaluar

Greqia ka pasur 50 përqind më shumë zjarre sesa në 2023, tha një zëdhënës i qeverisë greke më 26 gusht. Pas valës së të nxehtit Greqinë e kanë përfshirë një sërë zjarresh që kanë shkatërruar zona në verilindje të Athinës.

Zjarri më shkatërrues ishte ai i 11 gishtit afër qytetit historik, Maratona, 40 kilometra në verilindje të kryeqytetit grek, Athina. Ai shkatërroi 10 00 hektarë dhe mori jetën e një gruaje si dhe detyroi që mijëra njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre.

Javën e kaluar kryeministri grek Kyrikakos Mitsotakis u përball me protesta të banorëve të zemëruar teksa ai vizitoi zonat e prekura nga zjarri.

Kryeministri grek mbrojti shpejtësinë e përgjigjes të autoriteteve, duke u thënë gazetarëve se u deshën vetëm 5 minuta që avionët të angazhoheshin në shuarjen e zjarreve dhe vetëm 2 minuta që të mobilizoheshin më shumë trupa tokësore, falë dronëve vëzhgues.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *