Zjarr i madh përfshin një servis makinash në Fushë-Prezë!

Në Fushë-Prezë të Tiranës mësohet se një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një servis makinash në pronësi të shtetasit Çim Mema.

Pamje nga vendngjarja, ku shihen shtëllunga të mëdha tymi të zi, që dalin nga biznesi. Nga të dhënat e para, raportohet se zjarri ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur 3 zjarrfikës.

Mësohet se gomisteria është në pronësi të biznesmenit Çim Mema, ndërsa flakët po përparojnë drejt një servisi tjetër aty pranë.

Raportimet e para flasin për zjarrvënie të qëllimshme.

/Video Ballkanweb/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *