Shpallen fituesit, më 30 gusht regjistrimet në universitete

Shpallen fituesit në Universitetet publike dhe private. Lista e fituesve sipas programeve të studimit është publikuar në portalin U-Albania (KETU). Tani është faza e dytë dhe më e rëndësishme, e regjistrimit në universitete sipas datave të publikuara, nisur nga 30 Gushti.

Më 13 shtator mbyllet raundi i parë i regjistrimeve. Për vendet e lira nis faza e dytë e aplikimit, këtu përfshihen edhe maturantët që do të përfundojnë me sukses provimet e vjeshtës të Maturës Shtetërore.

Numri i kuotave në universitete është shumë më i lartë se aplikimet. 19.700 kandidatë për 30 mijë kuota në shkollat e larta publike dhe private. IT dhe Mjekësia janë në krye të preferencave.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *